Rreth nesh

Mirësevini te Raci Travel GmbH. 

Sot ne jemi lidhja mes nënës Kosovë me Diasporen.
Kërkesat e mërgimtarëve realizohen me përkushtim të madh nga stafi jonë.

Kur hipni në një fluturim në Raci Travel, menjëherë ndjeheni sikur na keni njohur për një jetë të tërë.
Mund të presësh të njëjtin kujdes dhe ngrohtësi që do të marrësh natyrshëm në shtëpinë e një të dashuri,
sepse në fluturimet ajrore nuk je vetëm një numër vendesh, je pjesë e familjes sonë.

Aty ku buzëqeshjet janë të vërteta dhe eksplorimi i lumturisë është në natyrën tonë.
Aty ku miqtë bëhen familje para se ta dini.
Aty ku jeni të qetë në një çast sikur të keni hyrë brenda shtëpisë tuaj.

Mirësevini në një kompani ajrore ku nuk jeni thjesht duke fluturuar.
Aty ku kujdesi dhe sinqeriteti bashkohen në shërbimin tonë.
Aty ku ndjehesh që na njeh për një jetë të tërë, dhe je trajtuar si një nga familjet dhe jo thjesht një udhetare.

Qëllimi jonë është të afrojmë familjarët me njëri-tjetrin – me sigurinë maksimale, komoditetin dhe çmimet e arsyeshme - ky është zotimi ynë.
Për ta arritur këtë gjë, ne bashkëpunojmë vetëm me partnerë cilësorë, seriozë dhe të dëshmuar në udhëtimet ajrore.

Për ne, udhëtimi është më shumë sesa thjesht të jesh në lëvizje.